BallinaAktualitet"Shteti ju sheh nga xhepat”, Basha me fermerët e Divjakës: I trajton...

“Shteti ju sheh nga xhepat”, Basha me fermerët e Divjakës: I trajton shqiptarët si lopë për t’u mjelë

spot_img
spot_img

Stacioni i radhës për turin e takimeve për liderin e PD-së Lulzim Basha kanë qenë fermerët e Myzeqesë në Divjakë.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se ka zgjedhur që ta shoh në sy krizë, duke vijuar me takime, dhe jo të qëndrojë në Tiranë dhe të merret me krizën politike. Mes të tjerash Basha tha se shteti i sheh fermerët vetëm nga xhepat, ndërsa shtoi se; “I trajton shqiptarët si lopë për t’u mjelë”.

“Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj. Kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale. Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj. Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvencionet direkte. Është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe. Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhet nga xhepi juaj. Ka nxjerrë lloj-lloj mënyrash për ta bërë këtë. Ne ofrojmë liri për të punuar dhe për të fituar. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë t’ju marrin ju gjithçka. Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvencioneve direkte. Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si t’ju marrë edhe kacidhen e fundit. Shteti nuk është për t’ju ndihmuar. Ky shtet është një kalçeto hajdutërie e korrupsioni. Ky shtet ju sheh vetëm si lopë për t’ju mjelë. Që nga 1912, Edi Rama është i vetmi që ka arritur rekordin që Shqipëria të jetë e treta në botë më e korruptuar. Zgjidhja është që paratë që shkojnë tek ata oligarkë të kalçetos të shkojnë tek fermeri. Koncensionet dhe PPP-të do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për fermerët do të kthehen në një buxhet 100 milion euro për mbështetje direkte për fermerin”, pohoi Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular