BallinaKryesoreStadiumin nuk dha asnjë efekt, Franca na zgjon me dy gola. E...

Stadiumin nuk dha asnjë efekt, Franca na zgjon me dy gola. E mbyllim në vend të 4-të

Të gjithë shpresonin që Franca të vinte “dorën në zemër”, të mos ishte kaq e frymëzuar në mbrëmjen ku Shqipëria po shijonte magjinë e impiantit më të ri. As efekti “Air Albania Stadium”, as dëshira e lojtarëve kuqezi për të bërë mirë në këtë mbrëmje të veçantë nuk kishin asnjë efekt, Franca bën Francën, shfrytëzoi në maksimum çdo rast që iu krijua duke na ndëshkuar dy herë gjatë pjesës së parë.

Toliso

9 minuta zgjati ëndrra kuqezi, Griezmann krosoi në zonë, Toliso me kokë kaloi “gjelat” në avantazh. 667 minuta kishte biondi francez që nuk realizonte për përfaqësuesen franceze, Grizemann zgjohet pikërisht në kryeqytet duke i shënuar golin e dytë Shqipërisë në minutën e 30-të.

Tifozet

Si gjithnjë e vetmja gjë e bukur e Shqipërisë mbeten tifozët e mrekullueshëm, edhe në këtë sfidë ishin detaji më i bukur, të paktën deri në këto momente.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular