BallinaAktualitetVotimet për delegatët e kongresit të rilindjes, socialisti i Shkodrës: Votimi ishte...

Votimet për delegatët e kongresit të rilindjes, socialisti i Shkodrës: Votimi ishte falls…

Përçarja në partinë Socialiste Shkodër tashmë duket shumë qartë, zgjedhjet e fundit për delegatë të cilat u zhvilluan diten e shtunë, kanë nxjerr në pah pakenaqësitë. Një ndër këta është dhe anëtari i këshillit bashkiak Shkodër për partinë Socialiste Elson Çeliku, i cili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook tregon lojen e papëlqyeshme në përzgjedhjen e kandidatëve.

Ja shenimi i plotë i tij:

Kam pritur me kureshtje procesin e zgjedhjeve për delegatët e kongresit të PS Shkodër jo vetëm për faktin se partia po kalon një fortunë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë por edhe për të parë se deri ku shkon lukunia e atyre që historia do ti skarcojë si persona që nuk sollën asgjë edhe pse ‘’u munduan aq shumë’’ Që nga momenti i parë kur nisi procesi për kandidaturat për zgjedhjet për delegatët filloi një lloj lojë e papëlqyeshme në përzgjedhjen e emrave që do të kandidonin.

Në fakt u tha se këta kandidatura do të jenë më të përzgjedhurit por në fakt për disa prej emrave kjo nuk rezultoi e vërtetë. Deri në çastin e fundit askush nuk e dinte se kush do të ishin kandidaturat duke mos respektuar bazën. Disa emra të tjerë që duhej të ishin pjesë e listës së kandidaturave u përjashtuan duke e zbehur që në fillim këtë proces por edhe duke treguar qartazi se nuk është gjë tjetër veçse një proces votimi fals dhe i paracaktuar pothuajse me dërgimin e delegatëve përmes metodave antidemokratike.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular