BallinaKryesore"300 milionë euro për 17 km rrugë!"/Basha: Të gjithë e dëgjuan thirrjen...

“300 milionë euro për 17 km rrugë!”/Basha: Të gjithë e dëgjuan thirrjen në stadium, t’u hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme!

ryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka përforcuar thirrjen e mijëra tifozëve dje në stadium, drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar publikisht sot që ta dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Nga takimi me fermerët e Lezhës, Basha tha: “Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium. mesazh i qartë i shqiptarëve të shqiptarëve krenarë dhe të vendosur , që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar, nga korrupsioni. Hap rrugën.

Nuk është vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë, ndaj bën mirë t’i vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të  hapë rrugën për zgjedhjeve të lira e  të ndershme, zgjedhje parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës, që janë zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur.”

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ua ka shpjeguar me shifra të qarta, fermerëve të Lezhës se ku shkojnë paratë e shtetit që nuk jepen për t’i subvencionuar ata dhe kategoritë e tjera.

“Ku shkojnë paratë?! Ju e dini ku shkojnë këto para! 300 milionë euro Milot-Balldren shkojnë këto para. Për 17 km! As në Japoni nuk ndërtohet me këto çmime, ku ndërtohet çdo centimetër kundër tërmeteve. E dini se është një zonë shumë më tektonike sesa rajoni ynë dhe të botës dhe një nga ekonomitë më të shtrenjta të botës, me çmimin më të lartë.

300 milionë euro për 17 km!

Bashkë me dajën e vet, që bën Rrugën e Arbrit dhe i kanë dhënë 200 milionë euro mbi kontratën, të dy bashkë dajë e nip marrin gjysmë miliardi euro. Dajë e nip gjysmë milion euro. 500 milionë euro, as mund t’i imagjinoni. 1 milionë nga 500 euro! Dajë e nip! Prandaj s’ka para për të mbështetur fermerët dhe taksat sa vijnë e rriten.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular