BallinaAktualitetBasha: Milot - Balldren, afera e parë korruptive që do të anulojë...

Basha: Milot – Balldren, afera e parë korruptive që do të anulojë PD!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri të ditur sot se afera e parë korruptive që PD-ja do të anullojë sapo të marrë qeverisjen do të jetë koncesioni i 17 km të rrugës Milot Balldren. E para, po jo e fundit, theksoi Basha para fermerëve të Lezhës.

“Paratë që duhet të vijnë për të mbështetur fermerët shkojnë në drejtim tjetër.  Me afera të tilla si Milot-Balldreni, 300 milionë për 17 km, nuk ka për të pasur para për fermerët as vitin tjetër, as pas 10 vjetësh.

Prandaj ka një zotim që është mbi çdo zotim tjetër  timin personal dhe të Partisë Demokratike karshi çdo qytetari:

Anullimi i të gjithë aferave korruptive, që nuk meritojnë të quhen koncesione dhe PPP, se janë afera të pastra hajdutërie duke nisur me Milot – Balldrenin, që është afera e të gjitha aferave për nga përmasat e vjedhjes:  17 km, 300 milionë euro.  E para që do të anullohet, por jo e fundit.

Nga e para tek e fundit, të gjitha do të anulohen nëse kanë marrë para nga Buxheti i Shtetit; këto para do të gjurmohen dhe t’i kthehen Buxhetit të Shtetit, pra do t’i kthehen qytetarëve.

Pa luftuar, pa shënjestruar korrupsionin që e ka degdisur vendin të tretin në botë për korrupsion, nuk kemi mundësi ne të mbështesim as pensionistët, as studentët, as fermerët.  “

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular