BallinaKryesoreMeta rrëfen çfarë i ka thënë Berishës, Bashës dhe Kryemadhit për bojkotin

Meta rrëfen çfarë i ka thënë Berishës, Bashës dhe Kryemadhit për bojkotin

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për rolin e opozitës në këtë krizë politike. Ai ka përsëritur se nuk e ka pranuar asnjëherë rrugën për tu larguar nga parlamenti sepse kjo i hapi rrugë Ramës për të kontrolluar gjithçka.

“Ja kam thënë Berishës, ja kam thënë Bashës, ja kam thënë Kryemadhit edhe disa analistëve. U kam thënë që nga Rama nuk ka asnjë reflektim. U kam thënë që nga fundi i listës ka njerëz të pa kontrolluar sepse dihet që ashtu vendosen ata dhe e fundit u kam thënë që mos prisni që ndonjë ndërkombëtar që do të rrijë pa gjumë për ju.

Opozita i kishte të gjitha mundësitë të ishte më aktive në parlament. Këshilla që u kam dhënë për reformën në drejtësi është se pavarësisht dëshirave të verbra të disa ndërkombëtarëve për t’ja dhënë reformën Ramës, ata duhet të dilnin me një platformë të përbashkët. Nëse do të kishte një konsensus nuk do ishim në këtë situatë.

Opozita doli me këtë variantin tjetër: “Ky i do të gjitha. Unë po iki dhe ai i mori të gjitha”. Edhe në zgjedhjet lokale. Opozita po të hynte do fitonte bindshëm. Do të merrte disa edhe ky (Rama), por do të kishte mundësi të dokumentonte. Edhe pa marrë pjesë arriti të faktonte vjedhjet.

Opozita ka përgjegjësitë e saj për vendin. Nuk dua të merrem me të sepse është gjëja më e lehtë t’i biesh opozitës, por ajo duhet të gjejë veten. Unë kam për detyrën ta takoj opozitën dhe t’ja bëj të qartë asaj. Opozita nuk më ka pyetur kur ka marrë vendimet më të rëndësishme” – tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular