BallinaAktualitetParalajmërimi i fortë i Metës: Gjykata Kushtetuese do të mbrohet. Le ta...

Paralajmërimi i fortë i Metës: Gjykata Kushtetuese do të mbrohet. Le ta provojnë dhe ta shohim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në “Open”, ka lëshuar disa paralajmërime të forta sa i përket situtës aktuale me Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ai do të jetë garancia e sovranitetit të shtetit shqiptar.

“Ju doni që unë të marr rolin e liderit të opozitës por unë s’kam lidhje me ta. Unë ju garantoj se do jem lideri i sovranitetit të shtetit shqiptar

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, Meta lëshoi një tjetër mesazh të fortë:

“E kam thënë dhe e përsëris tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë. Ju garantoj se ajo vijë nuk do kalohet. Le ta provojnë dhe do ta shohim. Gjykata Kushtetuese do mbrohet, kjo nuk diskutohet. E përsëris, le ta provojnë dhe ta shohim!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular