BallinaEkonomiPosta shqiptare thellon dominimin e tregut, rriten shërbimet postare me jashtë

Posta shqiptare thellon dominimin e tregut, rriten shërbimet postare me jashtë

Nëpërmjet shërbimit universal Posta Shqiptare dominon tregun postar duke zotëruar 91% të tregut postar përkundrejt Ofruesve të tjerë të shërbimeve postare të cilët së bashku zënë 9%. Këtë pozicion në treg Postës ja jep shërbimi universal pasi volumin kryesor në shërbimet postare që ofron Posta Shqiptare e zë shërbimi universal me 7,627,410 objekte postare ose 96 %, i ndjekur nga shërbimi ekspres me 183,222 objekte postare ose 2%, dhe shërbimi jo universal me 131,415 objekte postare ose 2%.

Duke parë pjesën tjetër të tregut, nga të dhënat e raportuara rezulton se për sa i përket shërbimit jo universal postar, treguesit më të mirë i kanë Ofruesit e tjerë me 196,366 objekte postare ose 60% të tregut, kundrejt Postës Shqiptare me 131,415 objekte postare ose 40%.

AKEP ka publikuar të dhënat për tremujorin e tretë të vitit 2019 nga ku rezulton Posta Shqiptare në tremujorin e tretë 2019 ka realizuar 7,942,047 shërbime postare, shifër e cila përkthehet në 1,665,760 objekte postare më shumë se tremujori i dytë 2019, sikundër ofruesit e shërbimeve postare në tremujorin e tretë 2019 kanë realizuar 85,215 objekte postare më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Nga të dhënat e raportuara rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me rreth 87.4% ose 7,627,410 objekte postare, ndjekur nga shërbimi ekspres me 8.8% ose 771,842 objekte postare. Shërbimi jo universal zë 3.8% ose 327,781 objekte postare. vërehet qartë që pjesën më të madhe të shërbimeve postare e zë Shërbimi Universal Postar, i cili luhatet në nivelet rreth 87% për tremujorin e tretë të vitit 2019. Nga krahasimi i periudhës T3-2019 me periudhën T2-2019, vërehet një rritje e numrit të shërbimeve postare në masën 1,750,975 shërbime, sikundër nga krahasimi i tremujorit të tretë të vitit 2019 me tremujorin e tretë të vitit 2018 vërehet një rritje e shërbimeve postare në masën rreth 2,087,695 shërbime. Gjatë tremujorit të tretë 2019, për sa i përket shërbimit Universal Postar, Posta Shqiptare realizoi gjithsej 7,627,410 objekte, nga të cilat Postë brenda vendit 4,238,676 ose 56%, dhe Postë ndërkombëtare 3,388,734 objekte, ose 44%. Për sa i përket Shërbimit Universal brenda vendit, janë regjistruar 3,446,863 shërbime për objekte të thjeshta dhe 791,813 shërbime për Objekte të regjistruara/shërbime të veçanta. Në lidhje me Shërbimin Universal Postar Ndërkombëtar, janë regjistruar 277,906 objekte postare të pranuara në Shqipëri dhe të dërguara jashtë vendit dhe 3,110,828 objekte hyrëse nga jashtë vendit dhe të shpërndara në Shqipëri.

Për sa i përket shërbimit jo universal, objektet postare të realizuara në tremujorin e tretë 2019 krahasuar me tremujorin e dytë 2019 janë ulur për Postën Shqiptare me 693 objekte, ndërsa për ofruesit e tjerë të shërbimeve postare janë rritur me 29,865 objekte. Nga krahasimi mbi bazën e periudhave tremujore, konstatohet rënie e pjesëve të tregut të Postës Shqiptare për këtë shërbim, ku nga rreth 85% që zinte në tremujorin e tretë të vitit 2018, pjesa e tregut të Postës Shqiptare për këtë tregues ka arritur në rreth 40%. Numri i objekteve të shërbimit jo-universal postar për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 përbëhej nga 317,696 objekte brenda vendit dhe 10,085 objekte për shërbimin jo-universal jashtë vendit.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular