BallinaSportE zbulon media turke, Fenerbahce kërkon yllin e kombëtares shqiptare

E zbulon media turke, Fenerbahce kërkon yllin e kombëtares shqiptare

Turqia mund të jetë destinacioni i radhës për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka mahnitur me paraqitjet e tij te Hajduku i Splitit dhe nuk do të ishte çudi ta shikonim me një tjetër fanellë.

Mediat në Turqi bëjnë me dije se 23-vjeçari ka përfunduar në listën e dëshirave të Fenerbahce. Emri i tij besohet se është propozuar nga sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Deri më tani, Ismajli ka grumbulluar 15 prezenca në elitën e futbollit kroat, ku ka dhuruar edhe një asist.

Me Split, shqiptari ka një kontratë deri në verën e vitit 2022. Ndërkaq, për të arritur te shërbimet e tij, Fenerbahce duhet të mposht konkurencën e dy klubeve të Seria A, Atalanta dhe Bologna, që kanë shfaqur më parë interesim për 23-vjeçarin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular