BallinaKultureU nda sot nga jeta/Ja kush është Sherif Dervishi, “Interpretuesi më i...

U nda sot nga jeta/Ja kush është Sherif Dervishi, “Interpretuesi më i mirë në Festivalin e Gjirokastrës në 2009”

Lajmi i zi, lajm i keq. Nuk do të donim kurrë, që ta besonim, por ishte një e vërtetë e hidhur. Dibra, kultura dhe arti i saj, tashmë, janë në dhimbje e lot, se bilbili Sherif Dervishi, në moshën më të mirë, më produktive dhe në kulmin e aktivitetit të tij, befas na iku nga duart, se na e rrëmbeu vdekja e papritur…. Mbase Perëndia zgjedh, se të mirët mund t’ i dojë pranë vetes…
Por, jo! Nuk mund të ikësh ka lehtë, o Sherif Selman Dervishi ! Ju jeni në mendjet dhe zemrat e të gjithë dibranëve, të të gjithë shqiptarëve. Nuk ka asnjë forcë që t’ju fshijë nga kujtesa e tyre, se keni lindur për të mbetur në përjetësi, i pavdekshëm, i paharruar!
Ngushëllimet më të sinqerta, me plot dhimbje e respekt familjarëve, vëllezërve, xhaxhallarëve, kushërinjve e farefisit, të cilëve, Zoti ju dhashtë forcë e durim që ta përballojnë këtë dhimbje të madhe!
SHERIF DERVISHI, PERSONALITET I KULTURES DIBRANE
Ka lindur më 1961, në Lugjej të Dardhës te Dibres, në një familje me tradita patriotike dhe persekutuar politikisht nga regjimi komunist.
Arsimin e detyrueshëm e kreu në vendlindje.
Për herë të parë në skenë është ngjitur në vitin 1975, kur ishte nxënës në Zall-Dardhë.
Me grupin artistik të Zall-Dardhës është aktivizuar në vitin 1978, kohë kur ka kënduar këngën “Shqipëri, kala vigane”.
Nga viti 1982 deri në vitin 1988 punoi si punëtor në Minierën e Bakrit në Mirditë, ku u aktivizua me grupet artistike të rrethit të Mirditës.
Më pas ka qenë solist profesionist pranë Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërnmilli” të Peshkopisë, i Qendrës Kulturore Peshkopi dhe kohët e fundit i Qendrës Kulturore të Kamzës.
Me shumë vështirësi u lejua të merrte pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, ku këndoi aq bukur këngën “ Ç’po i folka burri burrit”.
Ka qenë pjesëmarrës edhe në Festivalin e Beratit të vitit 1993, ku konkurroi me një këngë kurbeti dhe një këngë patriotike të titulluar “Prej Dibre deri në Tiranë”.
Nga viti 1996 deri më 1999 qe solist i Estradës Profesioniste të Peshkopisë.
Ka marrë pjesë në Takimin Folklorik të Danubit në qytetin Giugiu, ku edhe mori çmim të dytë, si interpretues dhe si solist. Po kështu ka konkurruar edhe në qytetin Van të Turqisë me grupin “Dibra” dhe në festivalet “Sharri këndon”. Është fitues i çmimit si interpretuesi me i mire ne Festivalin Folklorik te Gjirokastrës ne vitin 2009.
Ka bërë edhe turne private në Maqedoni. Kohët e fundit ka përfunduar kasetën private të titulluar “Mall prej nanës, mall prej motrës” me produksion të “Tetofoni-disk” Tetovë, 1996.
Kënga e tij e shtruar, tingëlluese, burrërore dhe elegante ka pushtuar zemrat e mijëra artdashësve. Fatos DACI

Videoklipet

Më datë 29 Janar 2014, Sherif Dervishi publikon videoklipin “300 Djem 300 Duvakë”.
Më datë 24 Shtator 2016, Musa Dauti & Sherif Dervishi publikojnë videoklipin “T’falet Kombi Ty Mirdite”.
Më datë 27 Maj 2017, Sherif Dervishi publikon videoklipin “Nusja Jone Vetull Kurore”.
Më datë 27 Maj 2017, Sherif Dervishi publikon videoklipin “A Ndigjoni Nji Zo Bilbili”.
Më datë 9 Qershor 2017, Sherif Dervishi publikon videoklipin “Jam Kalisi Qe Rrit Trima”.
Më datë 25 Tetor 2017, Sherif Dervishi publikon videoklipin “Ishe E Mbete Shqipe Lure (Kushtuar Pashk Nikoll Rajta)”.
Më datë 3 Maj 2018, Sherif Dervishi publikon videoklipin “N’syte E Tu Marr Drite E Shpirt”.
Më datë 8 Nëntor 2018, Sherif Dervishi publikon videoklipin “Dedikuar Atdhetarit Ramadan Sulaj”.
Më datë 19 Nëntor 2018, Sherif Dervishi publikon videoklipin “Kenge Per Suri Shehun”.
Më datë 19 Gusht 2019, Sherif Dervishi & Fatjon Dervishi publikojnë videoklipin “Kenge Per Sali Dervishin”. Startnews.al

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular