BallinaAktualitetVoltana Ademi zbulon si diskriminohet Shkodra: Ka vite që nuk marrim financime,...

Voltana Ademi zbulon si diskriminohet Shkodra: Ka vite që nuk marrim financime, Fondi në duart e Ramës

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pasi ka hedhur poshtë si gënjeshtra dhe demagogji, pretendimet e Ulsi Manjës, kreut të Komisionit të Medias, ka deklaruar qartësisht se ajo nuk ishte e ftuar në komision për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2020 për Shkodrën.

“E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve!” theksoi Ademi dhe në një intervistë për SYRI.TV, zbuloi të vërteta të hidhura që fshihehin qëllimisht nga Manja.

E pyetur se si janë marrëdhëniet e bashkisë së Shkodrës me institucionet shtetërore, Voltana Ademi tha:

“Problematika e investimeve tashmë dihet. Ne kemi disa vite që nuk marrim financimee nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, por kemi marrë fonde të huaja nga donacione ndërkombëtare.

Nga qeveria nuk kemi përfituar fonde mbështetëse. I gjithë fondi i investimeve zhvillohet nga një dorë, nga kryeministri.

Ndaj sikurse e pamë më 30 qershor administrimin e procesit zgjedhor, buxheti i Shkodrës nuk do ta mbulojë kërkesën për investime në Shkodër. “

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular