BallinaAktualitetIsh-presidenti Nishani: Besnik Muçi, vijon të jetë anëtar i Kushtetueses

Ish-presidenti Nishani: Besnik Muçi, vijon të jetë anëtar i Kushtetueses

Ish-presidenti, Bujar Nishani, i jep të drejtë Besnik Muçit, i cili thotë se vazhdon të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese edhe pas shkarkimit nga KPA si prokuror. Në një prononcim për gazetarët pas takimit që pati me Presidentin Ilir Meta në Presidencë, ai tha se: ”Arsyetimi i Muçit është korrekt dhe i saktë në vijë logjike. Besnik Muçi si prokuror nuk ekziston më që nga dita që është dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Analiza morale është tjetër gjë. Jo çdo qytetar hyn në vetting. Kur një subjekt nuk ekziston më, ka ndërruar jetë, mbyllet çështja.Në rastin konkret Muçi nuk ekziston më si prokuror”.

Nga ana tjetër, Nishani kërkoi nga Kuvendi të marrë masa ndaj trupës së gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. ”I takon parlamentit që menjëherë këta njerëz të zgjedhur prej tij të hetohen dhe shkarkohen nga detyra. Kanë nivel skandaloz. Kushdo që është brenda sistemit dhe parashikohet nga ligji duhet ti nënshtrohet Vetting-u”.

Pyetjes se a duhet Presidenti të priste që Muçi fillimisht ti nënshtrohej Vetting-ut dhe më pas të dekretohej si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ai pati këtë koment. ”Presidenti ka për obligim të respektojë Kushtetutën. Gjykimi i Presidentit nuk bëhet mbi bazën e vonesave të qëllimshme që bëhen nga institucionet e tjera”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular