BallinaPolitikeLegalistët mbështesin rezolutën e PPE dhe propozimin e Bashës, Axhami: Gati për...

Legalistët mbështesin rezolutën e PPE dhe propozimin e Bashës, Axhami: Gati për zgjedhje!

Partia Lëvizja e Legalitetit e drejtuar nga Shpëtim Axhami përmes një deklarate për shtyp ka mbështetur rezolutën e Partive Popullore Evropiane për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe kërkesën për zgjedhjet e parakohshme.

Mbështesim Rezolutën e PPE-së.

Reforma të drejta dhe zgjedhjet e parakohshme sjellin stabilitet dhe zgjidhje të krizes aktuale.

Partia Lëvizja e Legalitet, mbështet Rozolutën e Kongresit të Partisë Popullore Europiane, për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Për PLL, kjo Rozolutë është në përshtatje edhe me kushteve e Bundestagut Gjerman, kushte tashmë të vlerësuara nga Opozita e Bashkuar, si bazë e zgjidhjes së krizës.

Respektimi i kësaj Rozolute, do të siguronte, zgjidhjen e krizes aktuale nēpërmjet kryerjes së reformave të domosdoshme, pavarësinë e institucioneve ligjore kushtetuese dhe zgjedhje të lira te parakohshme.

PLL, është e bindur dhe shpreh besimin e saj, se me ndihmën faktoreve, të shëndoshë, nderkombëtar dhe me vullnetin e mire politik mes paleve, kjo situatë, aspak normale në vend, do të marrte fund.

Respektim i pikave të kësaj Rezolute, duke kaluar nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, do të bënte të mundur krijimin e një stabiliteti të brendshëm dhe do të mundësohej sa më shpejt, hapja e nogociatave dhe rruga drejt Europës.

Zyra e shtypit e PLL.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular