BallinaOP EDNaivja dhe "rastësitë" e çmendura me hartën e Kosovës

Naivja dhe “rastësitë” e çmendura me hartën e Kosovës

Nga Luçiano Boçi

Teksa bën deklarata qesharake për mungesën e Kosovës në hartat e teksteve shkollore, Shahini përpiqet të dalë para opinionit si naive seriale. Si Ministrja e Arsimit me origjinë nga Kosova që nuk mund ta pranojë një gjë të tillë dhe s’mund ta lejojë një gjë të tillë, ndërkohë që harta me ulërimën e saj e bëri punën e vet.

Bën sikur heqja nga harta e Kosovës në tekste, është një rastësi e keqe nga ato që asaj i ndodhin shpesh këto muaj drejtimi në Ministri. Sikur kjo nuk është asgjë, por thjeshtë lapsus hartuesish, ndërkohë, duket që nuk është aspak rastësi. Por është një provokim i pranueshmërisë së opinionit për projekte perspektive. Kërkon kështu që budallallikun e vet ta përdorë si varkë shpëtimi për çmendurinë e shefit.

Po pse e rastit është vëllazëria e Ramës me Vuçiç dhe deklaratat e stisura për të fituar pikë në opinion?! Apo rastësi quhet propaganda e shfrenuar para një viti, që për pak desh na e bëri Skënderbeun me origjinë serbe?!

Mos vallë rastësi konsiderohet Kosova e munguar në publikimin në faqen zyrtare të Ramës?! Ndoshta rastësi për Besën e Ramën është dhe minishengeni sllav që na shitet si i bekuar nga perëndimi?! Sa shumë “rastësi” të çmendura që kanë bërë këta. Por të jenë të bindur që rastësia nuk ka për t’i shpëtuar nga gjykimi i opinionit publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular