BallinaAktualitetPresidenti bëhet "hit" në internet, ja si udhëton para takimit

Presidenti bëhet “hit” në internet, ja si udhëton para takimit

Një fotografi e presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, teksa pret trenin në stacionin qëndror të Vjenës, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

I pashoqëruar nga makina apo roje, kreu i një prej shteteve më të pasura të Europës, pret si qytetar i thjeshtë mbërritjen e trenit për të shkuar në Itali, aty ku do të zhvillonte një takim me homologun e tij, Sergio Matarella.

Fotoja është shpërndarë edhe nga shqiptarët, të cilët ironizojnë me politikanët dhe pushtetarët tanë që lëvizin gjatë gjithë kohës me eskorta makinash luksoze.

“Presidenti i Austrisë van der Bellen…Është nisur në takim me presidentin e Italisë Sergio Mattarella… A është normal more ky!?!? Ku i ka rojet, limuzinat, autoblindat, helikopterët, avionet? Austria kufizohet me Ballkanin por ky tipi nuk paska “mësuar” asgjë prej liderëve ballkanike!”, shkruan një prej qytetarëve shqiptarë që ka publikuar foton në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që, krerë shtetesh, kryesisht të atyre gjermanike, Vendeve të Ulta apo Skandinave, fotografohen duke lëvizur pa eskorta apo edhe me biçikletë. /SYRI.net

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen duke pritur trenin:

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular