BallinaSocialeZhdukën Kosovën nga libri shkollor, ministrja: Nuk qenë në gjendje ta shihnin...

Zhdukën Kosovën nga libri shkollor, ministrja: Nuk qenë në gjendje ta shihnin mungesën e shtetit të ri!!!

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, është detyruar të japë sot një sqarim publik lidhur me skandalin e zbuluar në tekstet shkollore të fëmijëve shqiptarë ku Kosova si shtet i pavarur nuk figuron.

Shahini, edhe vetë nga Kosova, ka tentuar t’i zbehë dhe t’i zvogëlojë në maksimum, përmasat e skandalit. Në një mesazh në Fb, jo në deklaratë zyrtare para opinionit, Shahini e ka konsideruar si “gabim të paqëllimtë” nga një mori njerëzish që kanë punuar për Qytetarinë e Klasës  VII: Që nga autori i librit i pari, artisti grafik i dyti,  redaktori i shtëpisë botuese, i treti dhe deri te një komision i tërë që e miratoi tekstin të cilët sipas ministres, “nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!!!”

Besa Shahini shkruan sot në FB:

 

 

Më erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit.

Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 23 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate.

Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!

Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!

Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë.

Mesazhi i rëndomtë i Shahinit duket qartë se ministrja dhe qeveria e saj synojnë ta hedhin me shpejtësi pas krahëve këtë gafë, që nuk dihet në është paqëllimtë dhe ka marrë vëmendje në të dy shtetet shqiptare.

Ishte ish–Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka nxjerrë në pah këtë skandal dje, nisur nga denoncimi i një nxënësi dhe e ka konsideruar si “tradhëti kombëtare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular