BallinaAktualitetArsyeja/Roja i pyllit bën për spital të moshuarin, e gjejnë pa ndjenja

Arsyeja/Roja i pyllit bën për spital të moshuarin, e gjejnë pa ndjenja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shijak një ditë më parë në Shijak. Një roje pylli ka dhunuar keqasi një të moshuar duke e bërë për spital.

Baki Vocli, 70 vjeç, i cili jeton me bashkëshorten në një fshat të Shijakut, pasi ka mbaruar punë në tokën e tij ku ka vjelur ullinjtë është ndaluar në pyll për të bërë dru.

Këtu ai është pikasur nga roja i pyllit i cili jo vetëm e ka dhunuar por e ka rrëzuar bashkë me gomarin në përrua, duke i thyer këmbën.

Lajmin e konfirmon bashkëshortja e tij Lule Vocli.

“U bëra merak se nuk më hapi telefonin dhe lajmërova policinë, policia e Shijakut e ka gjetur pa ndjenja dhe i falenderoj shumë që fal tyre burri im është gjallë.”– u shpreh e shoqja.

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit Dalip Daza, me detyrë roje pylli.

Po kështu policia ka bërë kontroll edhe në banesën e të moshuarit ku nuk ka gjetur as gjysmë metri dru.

Pasi është dërguar fillimisht në qendrën shendetësore të Shijakut, i moshuari ka pasur përkeqesim të shëndetit.

Ai ka pasur hemoragji dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku edhe po merr mjekim të specializuar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular