BallinaProfilHaradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues

Haradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të pazakontë duke u shprehur se të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës janë mashtrues, duke përfshirë edhe veten e tij. Në një intervistë për televizionin RTV21, Haradinaj e quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

“Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politikë jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues. Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë”, – është shprehur Haradinaj që ka shpjeguar edhe arsyet pse nuk do ta pranojë mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme.

“Jam i vetëdijshëm që Kosovën e presin shumë sfida, dhe sfida jo të lehta. Kemi deputetë që kanë shërbyer disa mandate, por kemi dhe deputetë të rinj. Unë do të mbetem në përkrahje të grupit parlamentar, të rolit të Aleancës në parlament. Kam obligime ndaj partisë, sepse s’kam mundur t’i përkushtohem gjatë kohës sa kam qenë në qeverisje. Dëshiroj t’i kthehem punëve të partisë”, – është shprehur Haradinaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular