BallinaKryesore“Do shkatërrohen foletë e krimit”, Rama paralajmëron: Nesër themelohet paketa anti-KÇK, do...

“Do shkatërrohen foletë e krimit”, Rama paralajmëron: Nesër themelohet paketa anti-KÇK, do luftojë mafien

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se qeveria nesër miraton paketën anti-KÇK. Rama thekson se do të luftohen foletë e krimit të organizuar, terrorizmi e mafia.

Sipas Ramës, Shqipëria po bën hapa përpara në luftën ndaj çdo lloj krimi, falë mbështetjes dhe parternitetit të vazhdueshëm me ndërkombëtarët.

Postimi i Edi Ramës:

Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë,Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi🙏

Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre🙏

Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK.Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit.Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias e krimit të organizuar,ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit👊

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular