BallinaSocialeInfermierët me sy e mendje jashtë Shqipërisë

Infermierët me sy e mendje jashtë Shqipërisë

Edhe studentët e Universitetit të Shkodrës nuk kanë qëndruar indiferent ndaj kërkesave të tregut gjerman për infermierë. 80% e studentëve të departamentit të infermierisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” po ndjekin kursin e gjuhës gjermane, ndërsa arsyet kryesore mbeten pagat dhe burokracia në punësim.

Nuk është më diçka e re që të rinjtë e shohin të ardhmen jashtë Shqipërisë, por shifrat bëhen më të frikshme kur të diplomuarit janë ato që kryesojnë. I tillë është edhe rasti i infermierëve, fizioterapistëve apo mamive të reja që dalin nga universiteti dhe sytë i kanë të drejtuara drejt Gjermanisë.

Në Shkodër 80% e studentëve të departamentit të infermierisë në “Luigj Gurakuqi” janë në kursin e gjuhës gjermane, fakt ky domethënës se ata e shohin të ardhmen në këtë shtet dhe jo në vendlindje.

Emiljano Pjetri: I paraprijnë përgatitjes së tyre në aspektin gjuhësor, për t’u transferuar në aspektin profesional nesër, në një nga vendet e BE-së. 

Në total janë 298 studentë që po ndjekin kursin e gjermanishtes. Arsyeja kryesore e kësaj zgjedhje mbetet paga, por nuk qëndron pas edhe një tjetër fakt sipas Pjetrit, proçedurat burokratike të punësimit pas përmbylljes së fazës studimore.

Emiljano PjetriNjë pagë që nuk e justifikon punën e personelit, infermier, mami dhe fizioterapist në Shqipëri. Diçka tjetër shumë e rëndësishme është edhe koha nga momenti i diplomimit deri në momentin kur i jepet e drejta për t’u punësuar. Kjo kohë i kalon limitet.

Pas Gjermanisë, pritet që shumë shpejt Anglia të jetë një tjetër vend që do të thithë mjekët dhe infermierët e rinj, pasi me daljen nga unioni evropian, ajo pritet të lehtësojë procedurat e aplikimit për këtë kategori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular