BallinaKryesoreIsh-ministrja e PS, godet Ramën: Po mban peng drejtësinë, gaboi me mini...

Ish-ministrja e PS, godet Ramën: Po mban peng drejtësinë, gaboi me mini shengenin

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade i bën thirrje Presidentit dhe Kuvendit që përplasjen për Gjykatën Kushtetuese duhet ta zgjidhin me dialog.

Ish-zyrtarja e lartë e Partisë Socialiste shprehet se interpretimet e ndryshme ligjore nga ana e politikës po mbajnë peng ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

Arta Dade: Gjërat i zgjidhim patjetër përmes dialogut dhe përmes zbatimit të ligjit, të cilin për shkaqe të caktuara e lexojnë në mënyra të ndryshme. Kjo është e papranueshme. Ne duhet ti përmbahemi vetëm ligjit dhe në mënyrë urgjente të kemi institucionet e munguara prej më se dy vjetësh. 

Nga ana tjetër “krisjen” e marrëdhënieve të Edi Ramës me liderët e Kosovës, Dade e shikon si shovv të kryeministrit shqiptar. Për të minishengeni ballaknik pa Kosovën është një strategji e gabuar nga ana e kreut të qeverisë.

Arta Dade: Duhet të shmangemi nga veprimatritë për të bërë shovv dhe për konsumim publik. Duhet të bashkëpunojmë me Kosovën dhe pastaj me Serbinë. Të mos ketë ngut për ta organizuar një konferencë të tillë në Tiranë. 

Dade i kërkon Edi Ramës që të marrë parasysh kritikat e Kosovës dhe Shqipërisë, që me këtë nismë Serbia po kërkon të fuqizohet sërish në Ballkan.

Arta Dade: Ka njerëz që besojnë se kjo është një tentativë nga ana e Serbisë, për të marrë lidershipin, por gjithashtu edhe për të krijuar një lloj Jugosllavije të vjetër. Asgjë nuk i vjen e keqe qeverisë shqiptare, që të ulet dhe të sqarojë edhe këto sensibilitete që janë dukshëm në opinionin publik shqiptar dhe kosovar. 

Për ish-ministren e Jashtme politika shqiptare nuk duhet të gjejë fajtorë të jashtëm për moshapjen e negociatave, por duhet të punojë mbi çështjen e azilkërkuesve që është kthyer në një shqetësim në rritje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular