BallinaAktualitetRritja e trafikut të drograve të forta, oficeri i lartë i policisë...

Rritja e trafikut të drograve të forta, oficeri i lartë i policisë Kolumbiane në Tiranë

Koloneli, Gelber Hernando Cortes Rueda nga Policia Kombëtare Kolumbiane ishte në Tiranë, pjesëmarrës në konferencën me temë “Çështjet e Krimeve Transnacionale lidhur me trafikimin e narkotikeve dhe trafikimit/kondrabandimit të qënieve njerëzore”.

Koloneli Cortes Rueda relatoi në takimin ku morën pjesë drejtues të Policisë nga qarqet më të rëndësishme kufitare, portet detare, pikat e kalimit kufitar dhe zyrave të hetimeve kriminale në vend.

Konferenca ku mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Ardi Veliu; Drejtor i INL, Juliet Craven dhe Agjenti Special i DSS kishte mbështetjen e Byrosë Ndërkombëtare të Luftës Kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të  Ligjit (INL) dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) Zyrës së Hetimeve Kriminale.

Zyrtarët e lartë të Policisë nënvizuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zbatimin e ligjit dhe domosdoshmërinë e shtimit të aksioneve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular