BallinaKryesoreBasha takim me shefin e FMN-së, kritikon buxhetin e 2020: Opozita ka...

Basha takim me shefin e FMN-së, kritikon buxhetin e 2020: Opozita ka plan për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë për thellimin e krizës politike dhe sociale në vend. Lideri demokrat pas takimit me shefin e Misionit te FMN-se, Jan Kees Martijn, u ndal konkretisht tek buxheti i vitit 2020, ku tha se nëse kjo qeveri e kalon atë, kriza në vend do të thellohet edhe më tej. Sipas tij, skema e qeverisë është fakti se si do të pasurojë 13 oligarkë me qindra milionë euro duke shmangur rritjen e pagave dhe mbështetjen për sektorët vitalë të ekonomisë.

“Kemi ndarë me ta shqetësimin e krizës së thellë ku e ka zhytur kjo qeveri me dështimin e saj. Një ndër problemet kryesore është çështjes e qindra miliona dollarëve që në vend që të shkojnë për shtrerat në nevojë, apo për rritje pagash, përfundojnë në duart e 13 oligarkëve që kanë 13 koncesione apo PPP, që në fakt janë skema vjedhje. Nëse buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, kjo përbën një vjedhje dhe një makutëri të qindra milionë dollarëve. Kjo do të coj në një thellim të krizës, qytetarët nuk kanë mundësi ti paguajnë, por do të rrisë borxhin publik. Lajmi i vetëm, i mirë që ndava me FMN është se opozita ka një plan për ta ndaluar dhe për ta nxjerrë  vendin nga kjo situatë. Ne do të ndalim këto koncesione. Të rikthejmë paratë tek qytetarët, tek studentët, tek qytetarët, fermerët dhe tek biznesi i vogël.  Do rikthejmë konkurrencën e vogël. Biznesi nesër do ta ketë në krah qeverinë për ta ndihmuar, jo siç e ka sot. Shqetësimi i tyre është se çfarë proçke do të na bëjë qeveria dhe sa gjoba do paguajmë sot për të mbijetuar. Me vizionin tonë, ne do t’i japim fund kësaj situate. Do vënë nën kontroll borxhin publik, i cili ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Takimin e FMN e konsideroj të frytshëm”-tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular