BallinaAktualitetEMRAT/Sot emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK

EMRAT/Sot emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK

Ditën e sotme pritet miratimi i emrave të tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, i njohur ndryshe si SPAK.

Sipas njoftimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po nesër, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen.

Lista e prokurorëve të përzgjedhur:

–Altin Dumani,

-Arben Kraja,

-Behar Dibra,

-Edvin Kondilli,

 -Elida Celami(Kaçkini),

-Ened Nakuçi,

-Enkeleda Millonai,

-Klodian Braho

Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorja pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.

Mbledhja është caktuar të zhvillohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të jenë të pranishëm Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhguesë të tjerë të akredituar. Prokuroria e Posaçme synon luftimin e korrupsionit në rangjet e larta të pushtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular