BallinaKultureKëngëtar i talentuar i Diasporës Pllum Vatnikaj, rrëfen sekretet e personale dhe...

Këngëtar i talentuar i Diasporës Pllum Vatnikaj, rrëfen sekretet e personale dhe profesionale

Nga Kozeta Turishta

Folklori muzikor shqiptar është një ndër pasuritë më të çmuara, ku ndër vite i ka rezistuar dhe lashtësisë si një vlerë e përjetshme që identifikon kulturën e muzikës shqipe.
Shqipëria gjithnjë ka nxjerr artistë të mëdhenj në skenën e muzikës shqiptare në përgjegjësi, por gjithashtu dhe emra të suksesshëm , këngëtarë që dinë aq bukur të këndojnë folk.
Një këtë intervistë këngëtari i njohur Pllum Vatnikaj ka rrëfyer jetën e tij personale dhe artistike.
Vatnikaj,  është një ndër artistët e rinj më të talentuar, të suksesshëm dhe tepër të dashur për publikun shqiptar në gjithë Diasporën i cili njihet për këngët e tij në rrymën e folklorit më një repertor të larmishëm ku me zërin e tij brilant ka fituar zemrat e shqiptarëve kudo ku ka shqiptarë nëpër botë si një ndër artistët e rinj më të kërkuar në gëzime familjare, si dasma, dhe evente të ndryshme e jo vetëm.
Vatnikaj, në këtë intervistë rrëfen gjithë rrugëtimin e tij në këtë karrierë i cili e ka nisur nga dashuria e madhe dhe pasioni që ka patur gjithnjë për muzikën shqipe madje ai shprehet se muzika ka lindur më të e ndër vite e ka kultivuar më ëndrrën se një ditë do bëhej ai që është sot.

Ai ishte diku rreth moshës 13 vjeç ku kuptoj shkëndijat e para që kishte për këngën, ishte familja e tij hapi i parë që i vuri në dukje talentin e tij për këngën, duke e mbështetur akoma më shumë që t’a vazhdonte këtë pasion pasi siç dhe ai vetë shprehet, : Jo vetëm familja e tij, por dhe profesorë, muzikolog dhe studiues të mirëfilltë të Folklorit shqiptar kishin kuptuar që zëri i tij ishte tepër karakteristik dhe i veçantë për llojin e kësaj muzikë. Jo rastësisht, pasi Vatnikaj vjen nga Krahina që mban folklorin më të pastër shqipe,
Mertur,- Tropojë, i cili e tregon origjinën e tij me aq krenari,  e nuk kishte si të ndodhte ndryshe një djale që ka lindur në një Krahinë dhe vend të bekuar për nga bukuritë natyrale, gërshetuar me vlerat e mëdha që ka gjithashtu dhe në Folklorin e përgjithshëm që nga muzika, lirika, lahuta e çiftelia, e shumë instrumente të tjerë, apo vallet, veshjet e kostumet popullore. Etj.
Ai ndër të tjera ka tregon se pavarësisht tregut të gjerë në muzikë ku në ditët e sotme konkurrenca është e madhe, ai tregon se një artist i mirë nuk e ndjen konkurrencën pasi sipas tij publiku shqiptar është tepër i zgjuar dhe di gjithmonë të zgjedh mes artit të vërtetë dhe atij komercial.
Pllum Vatnikaj në 15 vitet e tij në skenë, si një artist i kompletuar që di t’i këndoj jo vetëm folklorit por dhe zhanre të tjera që nga populloret e veriut dhe trevave të tjera, si një tipar që e bën kaq të veçantë nga artistët e tjerë i cili ndër vite vazhdon e marton dhjetëra çifte, e sjell kaq shumë gëzim dhe atmosferë në çdo tryezë ku ka evente të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë kësaj interviste për .net, bie në sy modestia e tij, si të rrallë ato artistë të suksesshëm që dinë të ruajnë mirënjohje për publikun, dhe fansat, e për Vatnikaj, asgjë nuk do kish qenë e mundur pa mbështetjen e dashamirësive të muzikës që bën ai, e me përulje përcjell falënderimet më të mëdha duke e quajtur respekt dhe një vlerë kryesore vlerësimin që i bën publiku. Nëse flasim për Koncertet, pjesëmarrja e këngëtarit Vatnikaj është një tjetër sukses që ai zakonisht korr në karrierën e tij, ku deri më tani ka qenë pjesë e shumë projekteve muzikore, festivaleve, dhe koncerteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si: Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali, Zvicër, Austri, dhe aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ftuar në aktivitetet më të njohura të Komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai tregon se angazhimet e tij janë shtuar akoma më shumë në këto vitet e fundit në Amerikë, veçanërisht në New York, është tepër i kërkuar në festa të ndryshme, në ambiente muzikore, tryeza familjare, datëlindje, dasma, e gëzime të tjera personale familjare.  Ai ndër të tjera ka veçuar dy këngët e tij të preferuar të listës së gjatë si : “Jam Djal Dukagjini” dhe “Zana e Dukagjinit” kjo e fundit e risjellë në një tjetër dimension muzikor nga vetë Vatnikaj që është pritur mjaft mirë nga fansat e tij. Një tjetër këngë që përbën po kaq rëndësi për publikun është gjithashtu dhe “Nimo Zot e Ora e Shales” ku ka marrë shumë klikime dhe është pëlqyer në masë nga audienca. Dua ti falënderoj të gjithë që e pëlqejnë zërin tim kështu e vijon intervistën Vatnikaj. Ai thotë që nuk duhet kurrë të harrojmë  prejardhjen e tonë,  por ta duam dhe ta ruajmë më fanatizëm muzikën shqipe dhe traditën kulturore shqiptare pasi është një aset i vyer i vendit ku prezanton me krenari kulturën tonë nëpër botë.
Artistët e vërtetë nuk mohojnë kurrë mbështetjen e kolegëve, apo bashkëpunëtorëve të ngushtë. Teksa Pllumi flet me respekt për kolegët e tij më të mirë si Kompozitorin nga Dukagjini Pjetër Kola, Orkestruesin e mirënjohur Behar Neli, të dy janë emra të suksesshëm dhe tepër produktiv në punën e tyre muzikore,  por gjithashtu Vatnikaj vlerëson shumë bashkëpunimin me muzikantin, organistin tepër të talentuar, Fil Avdia, me origjinë nga Kukësi por që jeton në New York dhe është një ndër muzikantët e njohur për bashkëpunimet e tij më artistë të ndryshëm.
Në fund të intervistës, sigurisht që Artisti Vatnikaj do fliste dhe për planet e tij për një të ardhme të afërt, ku e presin dy këngë të reja si një projekt i cili e quan prioritet të këtij viti që vjen 2020. Dhjetori është muaji që sjell dritat e festave të fundvitit, ku më shumë se asnjë muaj tjetër të vitit festat e shqiptarëve janë prezentë, si në datën e 21 Dhjetorit do mbahet Sofra e Dukagjinit, një ndër eventet më të rëndësishme të këtij komuniteti në New York dhe ndihem i privilegjuar që marr pjesë thotë Vatnikaj.

Kënga ” Nimo Zot e Ora Shales” me tekst dhe muzikë të Pjetër Kola dhe orkestrim të Behar Nelit, videoklip i Blue Sky në Shkodër një falënderim për këtë emra të një pune të palodhur por një mirënjohje e madhe shkon për njeriun më kryesor që më ka mbështetur, iniciatorin e këngës sime të Madhin, Kujtim Funici dhe Lin Kumbulla. – Por mbështetja tjetër më e madhe për mua është familja ime e dashur,:  thotë Vatnikaj i cili çdo sukses ia dedikon vetëm familjes së tij të mrekullueshme ku i janë gjendur pranë dhe e kanë motivuar me kurajë të ecë përpara e të vazhdoj rrugën e artit. Vatnikaj, vjen nga një familje me tradita dhe kulturë për muzikën shqipe, ku gjithnjë e kanë mbështetur djalin e tyre të synojë deri në fund për dashurinë për këngën pasi sipas familjes së tij,  Vatnikaj ka një dhunti siç është zëri i mirë i tij, e si çdo prind që ndihet krenar për arritjet e fëmijës së vet, sigurisht që dhe prindërit dhe familja Vatnikaj janë tepër krenar e të lumtur që kanë rritur një artist që i nderon kudo shkon në koncertet e tij nëpër botë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular