BallinaAktualitetNoka neveritet nga dramatiku Rama: Kurë për të janë vetëm zgjedhjet!

Noka neveritet nga dramatiku Rama: Kurë për të janë vetëm zgjedhjet!

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është neveritur sot nga transmetimi pa pushim i një monologu të stërgjatur dramatik të kryeministrit, që Rama e ka quajtur “Prezantimi i Paketës Speciale AntiKÇK.”

Noka ka reaguar në rrjetet sociale me këto fjalë: “Propogandë, mashtrim, propogandë e mërzitshme, mashtrime të neveritshme! Propogandë dhe vetëm propogandë! E shikoni se ç’po thotë me paskrupulltësi të paimagjinueshme?! Po mundohet t’i hedhë shqiptarit trutë e gomarit.

Ferrin që vet me dëshirë e me pasion prej të çmenduri e krijoi në këtë tokë, po përpiqet t’ua paraqesë shqiptarëve si parajsë.
Shqipëria duhet të shpëtojë nga kjo kolerë me emrin Rilindje. Kura e vetme për të mjekuar Shqipërinë janë zgjedhjet e parakohshme”, përfundon Noka mesazhin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular