BallinaAktualitetORË PAS ORE/Tërmeti tragjik, 44 persona nxirren gjallë nga rrënojat. Rëndohet bilanci...

ORË PAS ORE/Tërmeti tragjik, 44 persona nxirren gjallë nga rrënojat. Rëndohet bilanci i viktimave. 22 të vdekur

Ora 20:55-  Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi kryesisht Durrësin mëngjesin e sotëm. Një 30 vjeçare që u nxorr nga rrënojat e gjallë, gjeti vdekjen më pas në spital.

Ora 19:26 Shkon ne 21 numri i viktimave, nxirret nje trup i pajete ne Durres.

Ora 18:20 Forcat xheniere kanë të shpëtojnë një tjetër person që kishte mbetur nën rrënojat e banesave të shembura në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes numri total i personave të nxjerrë nga rrënojat ka shkuar në 44.

Ndërkohë që raportohen zyrtarisht se kanë ndërruar jetë 20 persona në gjithë vendin.

Ora 18:04  Shkon në 20 numri i viktimave të që humbën jetën si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit ditën e sotme.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë nxjerrë dhe dy trupa të tjerë pa jetë në pallatet e shembura në Thumanë.  Ministria pohon se numri i viktimave ka shkuar në 20.

 Ora 16:41/ Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka shkuar ne 18 numri i viktimave, si pasoje e termetit tragjik qe ka goditur vendin diten e sotme.

Ora 16:30/ “News 24” raporton per nje tjeter viktime qe i shtohet bilancit tragjik te termetit shkaterrues. Shkon keshtu ne 17 numri i viktimave, nderkohe qe zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar ende kete shifer.

Ora 13:25/ Nxirret nje tjeter trup i pajete ne rrenoja ne Durres. Lajmin e ben me dije Ministria e Mbrojtjes, duke iu referuar te dhenave paraprake per bilancin e termetit tragjik.

Ora 14:30 – Ministria e Mbrojtjes raporton se është shpëtuar një tjetër person në qytetin e Durrësit. Raportohet se numri i personave të nxjerrë nga rrënojat në Durrës ka shkuar në 42.

Ora 13:58/ Rritet bilanci i viktimave te termetit tragjik ne vend. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka arritur ne 15 numri i personave te pajete nga termeti, pas dy trupave te gjetur ne Durres. Nderkohe qe ka shkuar ne 41 numri i personave te shpetuar.

Ora 13:00 Ministria e Brendshme ka konfirmuar per nje tjeter person të mbijetuar ne Thumane. Deri me tani ka mberritur ne 39 numri i personave te shpetuar ne vend.

Ora 12:18/ Shtate persona konfirmohet se jane nxjerre te pajete nga rrenojat ne Durres dhe 5 ne Thumane. Ministria e Mbrojtjes qe ben me dije lajmin e trishte, njofton gjithashtu se 35 persona jane shpetuar ne dy zonat dhe nderkohe po marrin ndihme mjekesore.

viktimat-ne thumane

Ora 12:01/ Dy trupa te pajete gjenden ne Thumane. Lajmin e konfirmon Ministria e Mbrojtjes, duke raportuar se trupat e pajete jane nxjerre nga rrenojat ne Thumane.  

Ora 11:43 Ne ndihme te personave te demtuar rende nga termeti jane ngritur  cadrat ne stadiumin e Durresit. Ministria e Mbrojtjes njofton se cadra ku mund te strehohen banoret jane ngritur edhe ne Fushe Kruje. 

cadracadra`1cadra2

Ora 11:24/ Deri tani jane shpetuar 28 persona ne Durres dhe Thumane, duke u nxjerre nga rrenojat e godinave te shembura. Ministria e Mbrotjes ben me dije se personat e shpetuar jane derguar per asistence mjekesore.

Ora 11:15 Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se sapo eshte nxjerre nga rrenojat ne Thumane nje trup i pajete. Fakt qe e con ne 9 numrin e viktimave. 

Ora 11:14/ Ne Thumane sapo u shpetua nje banor. Ministrja e Mbrotjes ben me dije se ne total 20 persona jane nxjerre nga rrenojat ne Thumane. 

Ora 10:45/ Qeveria rumune permes Departamentit te Situatave te Emergjencave ka nisur drejt Shqiperise dy avione ushtarake me ekip te specializuar dhe mjete te posacme per operacionet e kerkim shpetimit. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se pritet te mberrijne per pak edhe ekipe te specializuara nga Italia dhe Turqia. 

Ora 10:35 Sipas informacioneve paraprake, qe i referohet Ministrja e Mbrojtjes, raportohet per nje tjeter viktime. Duke shkuar keshtu ne 8 numri i viktimave, gjithnje sipas te dhenave paraprake. 

Ora 10:12 Me nje foto ku duket karvani i forca te ushtrise se Kosoves qe eshte nisur ne Shqiperi, Presidenti Meta ka falënderuar shtetin e Kosoves per ndihmen dhe gatishmerine e treguar ne keto momente te veshtira per shqiptaret e Shqiperise.

“Faleminderit Republikës së Kosovës!”, shkruan Meta.

ushtria e kosoves ne shqiperi

Ora 09:50/ Presidenti Ilir Meta niset drejt Durresit. Pasi ishte ne Thumane, zonen me te prekur nga termeti i fuqishem, kreu i Shtetit, Ilir Meta eshte nisur drejt Durresit. 

Ora 09:40/ Shkon ne 7 numri i viktimave te termetit te fuqishem qe goditi vendin ne oret e para te mengjesit te sotem. Ministria e Mbrojtjes ben me dije zyrtarisht se viktima e 7 e termetit eshte shenuar ne afersi te Lezhes.  “Viktima e 7 eshte aksidentuar pasi nga termeti eshte care rruga”- ben me dije MM. 

Ora 09:15/ Një e moshuar sapo eshte shpetuar ne pallatin e rrezuar ne Durres

Ora 08:24/ Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se numri i viktimave si pasoje e termetit të fuqishëm ka shkuar në gjashtë.

termet2termet3termet1termet

Dy trupa pajetë janë njerrë nga rrënojat e Vila Palma në Durrës.

Ministria konfirmoi më herët kater viktima. Një në Kurbin, dy në Thumanë dhe një viktimë tjetër po në Durrës

“Nxirren dy trupa te pajete nga rrenojat te vila Palma ne Durres”, thuhet ne informacionin zyrtar te ministrise se Mbrojtjes.

99605964-89c5-49b3-927a-7ef0860b885bTrupi i pajetePallatii shembur ne Durres (1)Pallatii shembur ne Durres (6)Pallatii shembur ne Durres (5)Pallatii shembur ne Durres (4)Pallatii shembur ne Durres (3)

 

 

 

 

 

 

 

Te lidhura

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular