Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë akoma punën për të nxjerrë trupat në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish Kënetës, ku në ndihmë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse italiane

Gjatë kërkimeve, një nga zjarrfikësit italianë, Michelangeo Saporito tha  se ka pasur sinjale për shenja jete të personave nën rrënoja.

“Ndjehen sinjale që mund të na drejtojnë drejt kërkimeve të personave të familjes Lala nën rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-kënetës. Shpresojmë që personat të jenë ende gjallë, ne do të vijojmë kërkimet deri sa të kemi forcën dhe të nxjerrim të gjithë personat nga rrënojat, shpresojmë edhe të gjallë. Ne do të vijjmë të punojmë pavarësisht kushteve të motit. Derisa nuk krijohet rrezik për forcat e kërkim shpëtimit ne do të vijojmë operacionin pa ndalur”.