BallinaEkonomiShoqata Shqiptare e Bankave: Çdo kontribut financiar për emergjencat nuk do të...

Shoqata Shqiptare e Bankave: Çdo kontribut financiar për emergjencat nuk do të ketë komision

Mbi komisionet në llogaritë “Kontribute vullnetare, emergjenca”

Shoqata Shqiptare e Bankave, në solidarizim të plotë me situatën e krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor dhe në mbështetje të të gjithë atyre që duan të kontribuojnë me donacione, ndihma apo kontribute në favor të të dëmtuarve, në ndjekje të situatës dhe në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Bankën e Shqipërisë, njofton se:

Çdo lloj transaksioni, në para fizike apo me transfertë, në lekë apo monedhë të huaj, në favor të llogarive të hapura për “Kontribute vullnetare, Emergjenca” bëhet pa komision. Bankat që operojnë në Shqipëri, nuk ngarkojnë me komision asnjë nga këto veprime.

Për çdo shqetësim, mund të kontaktoni me bankën përkatëse ose me Shoqatën Shqiptare të Bankave.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular