BallinaKryesoreKush ia çon këto dy fjalë Edi Ramës?!

Kush ia çon këto dy fjalë Edi Ramës?!

Nga Erl Kodra

Edi Rama,

Duket sikur ti e ke dëshiruar këtë tragjedi. Ndryshe, si mund të shpjegohet zelli yt kanibalesk për show në ditët më të zeza të kombit tonë?!

Si mundesh, që në tre fjalë që nxjerr prej gojës tënde të qelbur, të treja i ke kërcënime?!

Si mundesh të justifikosh kaq paturpësisht mungesën e një qeni dhe të disa mjeteve elementare për katastrofa të tilla?!

Si të bën zemra të kërcënosh shqiptarët, që po ndajnë kaq fisnikërisht dhimbjen me njëri tjetrin?!

Si mundet të fyesh ndjenjat e një kombi, bash në ditën e tyre të Flamurit?!

Si mundet të jesh kaq legen, dhe të kërkosh të përbaltësh këtë komb madhështor, me shpirtin më fisnik në faqe të dheut?!

Boll Edi Rama, se qysh i ke sjellë punët, ky komb ka me u ba vullkan, e me të djegë si Vezuvi në lashtësi!

Boll Edi Rama, se as hasmi nuk kërcënohet në Ditën e Zisë!

Na lejo t’i qajmë bijtë tanë sot, se nesër do të merremi me ty!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular