BallinaAktualitetKryebashkiakja e Durresit ironi me fatkeqësinë: Po i çojmë në hotele me...

Kryebashkiakja e Durresit ironi me fatkeqësinë: Po i çojmë në hotele me 5 yje, ku nuk do shkonin ndonjëherë

Në Durrës, qytetarët shprehen se, ka pasur një keqmenaxhim në shpërndarjen e ndihmave. Por në në një intervistë për “Abc News”, kryetarja e Bashkisë, Valbona Sako e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas saj, kaosi që është krijuar në këto qëndra është për shkak të personave që nuk kanë nevojë.

“Kaosi shkaktohet nga persona që nuk kanë nevojë, ndihmat shpërndahen në mënyrë të organizuar. I bëj thirrje qytetarëve të Durrësit të jenë të qetë. Punonjësit janë në terren për të evidentuar qytetarët të cilët kanë nevojë, 30 grupe i kemi të shpërndarë në terren”, thotë Sako.

Ajo thotë se vërtetimi që i është dhënë qytetarëve plotësohet nga bashkia për të marrë ndihmat në pikat e shpërndarjes.

E pyetur nga gazetarja për personat që nuk janë sitstemuar ajo thotë se nuk kanë pasur nevojë për t’u ndihmuar.

“Qytetari të paraqitet në Bashkinë e Durrësit dhe do të bëhet i mundur akomodimi i tyre”, tha ajo.

Gjatë paradites së sotme në Durrës ka patur një kaos me shpërndarjen e ndihmave ku banorët ankohen se nuk kanë marrë asgjë përveç një panineje buke dhe një shisheje uji.

Kur gazetarja e Abc News pyeti për këtë gjendje nënkryetarin e Bashkisë Arbër Braho mori si përgjigje arrogancën e tij.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular