BallinaKronikeMrekullia/ Si i shpëtuan tërmetit gruaja dhe vajza e Sajmir Grekut

Mrekullia/ Si i shpëtuan tërmetit gruaja dhe vajza e Sajmir Grekut

23 viktima shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit vetëm në Thumanë, e cila është një prej zonave më të prekura nga tragjedia. Tashmë në atë qytezë të vogël, ka vetëm dhimbje. Dje u zhvillua ceremonia mortore për 9 prej atyre që humbën jetën.

Mes dhimbjes dhe lotëve janë përcjellë për në banesën e fundit, anëtarët e familjes Cara dhe ata të familjes Greku.

Detaje prekëse zbulohen për familjen e Sajmir Grekut. I riu arriti të dilte nga rrënojat, por vetëm disa orë më vonë humbi jetën në spital. Megjithatë ai u largua nga kjo botë me një lloj çlirimi. Gruaja dhe vajza e tij, shpëtuan.

Gruaja dhe vajza e vogël i shpëtuan tragjedisë, pasi kishin shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së Sajmirit, në Dibër, një ditë përpara tërmetit katastrofik.

Viktimat nga familja Greku

Pëllumb Greku 57 vjeç

Çelike Greku 57 vjeç

Sajmir Greku 31 vjeç

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular