BallinaAktualitetTërmeti/ Ministri i Bujqësisë në krye të menaxhimit të krizës, Shemsi Prençi:...

Tërmeti/ Ministri i Bujqësisë në krye të menaxhimit të krizës, Shemsi Prençi: Papërgjeshmëri totale

Ish drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi është shprehur se situata është e rëndë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Sipas tij, popullsia është në panik ndaj dhe të gjithë duhet të kontribuojmë në qetësimin e tyre.

Sa i përket situatës me Emergjencat Civile dhe shkresës së qeverisë ku i kërkoheshin mjete NATO-s, Prençi u shpreh se, Ministria e Mbrotjes i ka të gjitha pajisjet, por duhet të gjejnë magazinat ku i kanë harruar.

“Faktin që zinxhirin komandues nuk e sheh në terren dhe drejtimin e ka marrë ministri i bujqësisë, nuk e di, është një papërgjeshmëri totale. Qeveria duhej të kishte ngritur komitetin ndërministror për emergjencat civile duhej të caktonte komandatin e operacionit, që drejton strukturën dhe më i përshtatshmi është Shefi i Shtabit të Ushtrisë ose Shefi i Emergjencave Civile. Dikush që ka eksperiencë në menaxhimin e operacioneve sa i përket situatave të shpëtim-kërkimit. Nëse qeveria e ka marrë seriozisht, duhet ti japë timonin një personi që ka eksperiencë me operacionet”, u shpreh Prençi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, iu ngarkua nga Këshilli i Ministrave detyra si koordinator i grupit të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga tërmeti në qarkun e Durrësit. Një vendim që ka ngjallur habi edhe në opinionin publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular