BallinaKronikeTermeti tragjik/ Një vajzë në gjendje të rëndë, 913 përsona morën trajtim...

Termeti tragjik/ Një vajzë në gjendje të rëndë, 913 përsona morën trajtim në spitale

Pas pasojave tragjike të tërmetit të 26 nëntorit, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje të reja mbi personat që kanë marrë shërbim në spitale.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti do të jenë në gatishmëri për të gjithë banorët e lënduar. Në njoftimin e saj Ministria e Shëndetësisë thekson se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Traumës janë paraqitur 13 qytetarë me lëndime të lehta dhe aktualisht 34 pacientë janë të shtruar në këtë spital si pasojë e lëndimeve nga tërmeti.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Traumës janë paraqitur 13 qytetarë me lëndime të lehta dhe aktualisht 34 pacientë janë të shtruar në këtë spital si pasojë e lëndimeve nga tërmeti. Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë, me përjashtim të një vajze në gjendje të rëndë, e cila sipas mjekëve nuk mund të transferohet jashtë vendit. Ndërsa tre pacientë janë transferuar në Itali për një trajtim më të specializuar. Në spitalin e Durrësit aktualisht po marrin trajtim vetëm tre pacientë, në gjendje të stabilizuar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se janë 913 të lënduar si pasojë e tërmetit që kanë marrë trajtim në spitale.

“Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.
Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular