BallinaAktualitetTragjedia/Rrëfimi i zjarrfikësit italian: Shqiptarët të paorganizuar por mirënjohës

Tragjedia/Rrëfimi i zjarrfikësit italian: Shqiptarët të paorganizuar por mirënjohës

Tërmeti i disa ditëve më parë mblodhi në Shqipëri disa ekspertë të huaj, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Mes të huajve, kanë qenë edhe forcat italiane, të cilat me ekspertizën e tyre kanë ardhur për të ndihmuar.

Njëri prej tyre, Massiomi Marcocini, ka dhënë një prononcim për “Il fatto quotidiano”, ku edhe ka treguar eksperiencën e tij.

Ai u shpreh se në momentet e punës, shqiptarët shpesh herë i ndalonin dhe i falënderonin duke i ofruar edhe ushqim.

“Kur na shihnin, na ndalonin në rrugë dhe na falënderonin. Disa të tjerë na ofronin ushqim, ëmbëlsira. Madje disa të tjerë donin që të na jepnin edhe dhurata. Ata vazhdonin të kishin frikë pasi dridhjet vazhdonin.”-tha Macocini.

51-vjeçari nga Livorno ishte një nga 175 zjarrfikëset italianë që vunë jetën e tyre në rrezik për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, në një kohë që pasgoditjetet e tërmetit ishin ende të forta.

“Në një moment ra një me magnitudë 5.2. Isha në mes të një ndërtese. Sa mirë që nuk zgjati shumë. Shqipëria është një vend që ka përparuar shumë por ende nuk ishin të organizuar për të përballuar këto fatkeqësi.”

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular