BallinaKryesoreTërmeti/Trauma tek fëmijët, Lira Gjika: Prindër tani është radha juaj të merrni...

Tërmeti/Trauma tek fëmijët, Lira Gjika: Prindër tani është radha juaj të merrni situatën nën kontroll

Tërmeti apokaliptik i 26 nëntorit përveçse shkaktoi 51 viktima, dhjetëra të plagosur dhe qindra banorë në qiell të hapur, la pas trauma dhe ankth.

Të shqetësuar për të gjetur shpëtim te ilaçet, shumë të rritur i janë drejtuar farmacive për të marrë medikamente si Xanax apo somniferë të tjerë, të cilët ata mendojnë se do t’i qetësojnë qoftë edhe për pak kohë. Por tek fëmijët si duhet vepruar? Ç’mund të bëjnë prindërit për t’i ndihmuar të kalojnë përjetimet e asaj që ndodhi?

Në një postim në Facebook, pediatrja Lira Gjika shkruan: ”Prindër, u vutë në provë të rëndë e të vështirë nga tërmeti. Frika nga të qenit i paaftë për të reaguar, kur gjithçka ishte në diskutim, ju ka mpirë, ju ka hutuar. Kur ndodhin situate të tilla tragjika, njeriu pushtohet nga ndjenja e braktisjes edhe pse mund të jetë midis njerzve.

Frika që e ka pushtuar e bën të tkurren brenda vetes dhe kështu, komunikimi njeri-njeri gati ndërpritet. Por sapo situate zbutet, njeriu fillon të marrë “frymë” nëpërmjet shpresës dhe gjëja e parë, që bën, fillon të komunikojë me tjetrin, ndërsa prindërit, kontrollojnë e u flasin fëmijëve. Këtë proces shpresëdhënës e udhëheq mëndja, që përpiqet të zbusë frikën e madhe, por shpesh herë njeriu nuk ja del ta “çajë” frikën dhe ngelet peng i sajë. Prindër përpiquni ta tejkaloni atë, që ndjeni, duke vënë mendjen në punë.

Pranoni faktin, që shkencëtarët thonë, se nuk do të ketë më lëkundje shkatrimtare, si ajo e ditës së marrtë të 26 Nëntorit. Përpiquni të flisni me fëmijët dhe kthehuni në shtëpitë tuaja, nëse nuk kanë dëmtime të rezikshme. Frika juaj sa e drejtë e normale, aq më shumë, është e domosdoshme të tejkalohet. Frika e prindit tek fëmija, provokon frenim të psihës së tij. Prek pikërisht atë, që quhet “inteligjencë emocionale”, që është e lidhur me mirëqënien psikoemocionale të një individi. Prindër për pak kurajo, mos i lini fëmijët në këtë amulli frike.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular