BallinaKryesoreZgjat një orë takimi/Meta, takim "kokë më kokë" me Ruçin

Zgjat një orë takimi/Meta, takim “kokë më kokë” me Ruçin

Ka zgjatur një orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Në mbledhje ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e qeverisë Rama, kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që dolën nga Presidenca.

Por në zyrën e Metës mbeti kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Panorama shkruan se Meta zhvilloi një takim kokë më kokë me Ruçin.

Ndërkohë në takim nuk ishte kreu i PD, Lulzim Basha, për të cilin nuk ka pasur një ftesë.

Po ashtu në takim nuk ishte Bledi Çuçi, i caktuar për menaxhimin e kësaj emergjence.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular