BallinaAktualitetE ZBARDHUR/Banorët e 12 katëshit në Lezhë "përplasen" me Lleshajn: Bashkia na...

E ZBARDHUR/Banorët e 12 katëshit në Lezhë “përplasen” me Lleshajn: Bashkia na tha do t’i vënë shiritin, ka dëmtime serioze

Banorët e pallatit 12-katësh në Lezhë janë përplasur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi bashkia i ka thënë se pallati ka dëmtime serioze, ndërsa i dërguari i qeverisë pretendon të kundërtën.

Lleshaj thotë se pallati është i sigurtë dhe një thyerje xhami nuk përbën problem.

Por i ashpër ka qenë reagimi i banorëve, të cilët i kanë kërkuar ministrit Lleshaj sjelljen e ekspertëve sepse nuk ndihen të sigurte, raporton BW.

Pjesë nga debati:

Leshaj: Nuk jam ekspert. Nga ajo që shoh është se është një ndër pallatet më në gjendje të mirë që kam parë edhe në Tiranë edhe në Durrës. Maksimumi nesër ose sonte do të sjell ekspertë ta shohin. Për të nxjerrë merakun ju. Por një pallat që nuk është thyer një xham nuk ka problem. Ua ka prishur mendjen dikush.

Banori: Duam të dimë nga një specialist i ndërtimit ku jemi?
Lleshaj: Erdha me pa, i thashë një zonje aty në qoftë se keni ndonjë apartament bosh të vijë të rri këtu s’do ishte keq.
Banori 1: Hajde rri me mua sonte.

Banori 2: Ta lëshoj dhe unë por a ka ndonjë specialist. Jo me duar në xhepa o shef!

Lleshaj: Dëgjo, asnjë borxh nuk të kam. E para njëherë asnjë borxh nuk të kam.
Banori 1: Jo, borxh na ke se ti je shtet. Ne paguajmë taksa, borxh na ke, me na sqaru a të rrimë a mos të rrimë. Nuk duam asgjë tjetër. me na pru një ekspert.
Lleshaj: Nuk ju kam asnjë borxh.
Banori 1: Borxh na ke se paguajmë taksa, unë paguaj taksa për sigurinë e jetës e të gjitha.
Lleshaj: Ke paguar ndonjë taksë ti për sigurinë ndaj tërmetit.
Banori 3: Kemi tre ditë që presim nga shteti që do të vijnë të koalidohet e do vijnë ekspertë.
Lleshaj: Ti çfarë halli ke, pse pret?
Banori 3: Po ku të shkojmë. Me ditë a të rrimë brenda a jo.
Lleshaj: Po kush ka thënë që duhet me dalë.
Banorët: Sot na ka thënë kryetari i bashkisë, me specialistët, inxhinierët. Ka dëmtime serioze, na thënë do i vëmë shiritin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular