BallinaAktualitet“Kohë tragjedie, Rama nuk u prek asnjë qindarkë oligarkëve”, ish-deputeti i PD:...

“Kohë tragjedie, Rama nuk u prek asnjë qindarkë oligarkëve”, ish-deputeti i PD: As luksi qeveritar nuk do ndërpritet

Ish deputeti i PD Agron Shehaj, thote se në këtë kohë tragjedie qe eshte vendi, Kryeministri ka deklaruar se sipas tij “koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë. As luksi qeveritar nuk do ndërpritet. Për njerëzit pa shtëpi dhe pa mundësi; duke parë e duke bërë”.

POSTIMI I PLOTE

10 mijë persona të pastrehë kanë mbetur nga tërmeti, raporton Zëri i Amerikës. Për t’i strehuar do të duhen rreth 2 500 apartamente. Me një kosto mesatare ndërtimi prej rreth 40 mijë euro për apartament, kostoja totale për ndërtimin e banesave për strehimin e të gjithë të prekurve është rreth 100 milionë euro.

Ndërkohë, 110 milionë euro do t’i paguhen dëmshpërblim nga paratë e njerëzve Becchettit pasi Edi Rama mbylli median që ekspozonte korrupsionin e tij.

Të paktën 100 milionë euro do shkojnë si kosto e fryrë korruptive në secilin nga koncesionet e Rrugës së Arbërit, Rrugës Milot-Balldren. Më shumë para do të shkojnë për koncesionet korruptive me kompani guackë të incineratorëve. Të paktën 100 milionë euro është fryrja e kostove në koncesionet e shëndetësisë, gjysma e tyre me kompani offshore. Ndërkohë, luksi dhe kapriçot e Kryeministrit u kanë kushtuar shqiptarëve mbi 500 milionë euro në fasada ndërtesash qeveritare, makiazhe sheshesh, makina, mobilje, udhëtime.

Edi Rama është një kryeministër i korruptuar, ka vjedhur me PPP me kosto të fryra, ka vjedhur me tendera ( Unaza e Madhe) dhe ka vjedhur me kompanitë guackë e offshore.

Në këtë kohë tragjedie, Kryeministri ka deklaruar se koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë. As luksi qeveritar nuk do ndërpritet. Për njerëzit pa shtëpi dhe pa mundësi; duke parë e duke bërë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular