BallinaAktualitet“Edhe atje ku ka kërkuar azil të mos gjejë vrimë ku të...

“Edhe atje ku ka kërkuar azil të mos gjejë vrimë ku të futet”, Agron Tufa publikon kërcënimin e Spartak Brahos: Si do ia bëjë Taku?

Shkrimtari Agron Tufa ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së tij nga funksioni si drejtori  ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK).

Tufa ka publikuar një mesazh të Spartak Brahos, i cili në dukje duket kërcënues: “”Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…”, duke cituar një gazetë në vend.

Po ashtu, Tufa ngre pyetjen sesi do t’ia bëjë Taku dhe ushtria e tij e fantazmave me hajdutë të dhjamosur si shoku Fatos Sevo Tarifa.

Postimi i Agron Tufës:

NO COMENT:

“Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…”

Spartak Braho

(Gazeta “Dita”, 4 dhjetor 2019)

P.S: mua si shkrimtar, joindiferent ndaj vetes, më bën pështypje jo pyetja “pse”, por pyetja “SI”. SI do ta bëjë këtë Taku dhe ushtria e tij e fantazmave me hajdutë të dhjamosur si shoku Fatos Sevo Tarifa?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular