BallinaAktualitetKërkesa për azil politik jashtë vendit nga Agron Tufa/ Jonila Godole: Shpreh...

Kërkesa për azil politik jashtë vendit nga Agron Tufa/ Jonila Godole: Shpreh indinjatë të thellë. Pse ikja e tij shkakton “tërmet” të fortë

Pedagogia Jonila Godole, shkruan se largimi i Agron Tufës dhe familjes së tij nga vendi për të kërkuar azil, është një “tërmet” i fortë jo vetëm për miqtë e tij por edhe për kauzën e ballafaqimit me diktaturën komuniste.

Sipas saj, figura politike në pushtet dhe ndihmësit e tyre përdorin vitet e fundit metoda të ulëta, duke goditur çdo individ qe lufton per zbardhjen e krimeve te komunizmit

Reagimi i plotë:

Agron Tufa me familjen nuk e përjetuan tërmetin e dates 26 nentor, por largimi i tij nga Shqiperia shkakton një “termet” te fortë fillimisht për miqtë e tij te afert; per gjithe kauzen e ballafaqimit me diktaturën komuniste; per gjithe aktoret institucionale dhe private qe angazhohen ne kete drejtim si dhe per gjithe shoqerine shqiptare qe qendron indiferente ndaj goditjeve qe u jepen zërave kritikë në këtë vend, a thua nuk paskemi mësuar asgjë nga shurdhëria dhe memeceria jone për 45 vjet.

Agroni ka paraqitur sipas rregullores dorëheqjen e tij pranë Bordit drejtues te ISKPK bashke me arsyet qe e kane detyruar te marre kete vendim, te cilat besoj se do behen publike se shpejti. Me siguri do te kete interpretime te ndryshme ne ditet qe vijne se perse ai ndërmori këtë rrugë, a është e tepruar apo jo kanosja ndaj tij dhe familjes se tij, etj, etj… Por si anëtare e Bordit Drejtues shpreh personalisht indinjatën time te thelle per metodat e ulëta depersonalizuese dhe kërcënuese qe figura politike ne pushtet dhe ndihmësit e tyre përdorin vitet e fundit per te goditur çdo individ qe lufton per zbardhjen e krimeve te komunizmit; per te mbytur zerat kritike qe nxjerrin zbuluar regjimin e djeshëm dhe trashëgiminë e tij te kalbur moralisht dhe politikisht që e katandisi Shqipërinë sërish në një vend monopartiak.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular