BallinaAktualitetArben Malaj: Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, kontratat koncesionare mund të...

Arben Malaj: Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, kontratat koncesionare mund të prishen pa penalitete

Anulimi i PPP-së Thumanë-Kashar për “Universitetin” a duhet të shërbejë si precedent për tërmetin…

Ende është herët për një bilanc final për demet materiale që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit, por ekspertët dhe qeveria i janë vënë punës se çfarë burimesh financiare do të angazhohen për të përballuar situatën.

Ish ministri i Financave, Arben Malaj tha se anulimi i kontratave koncensionare është një mjet për të rialokuar disa shpenzime buxhetore. Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme kontratat prishen pa penalitete, sidomos ato që nuk kanë filluar tha ish-Ministri.

Qeveria dha prova më herët këtë vit, duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën e koncensionit me PPP për ndërtimin e aksit, Thumanë-Kashar me qëllimin devijimin e fondeve për të financuar arsimin e lartë.

Ministrja  e infrastrukturës Belinda Balluku në daljen e saj të parë para mediave në detyrën e re në janar të këtij viti njoftoi pikërisht ndërprerjen e procedurës së koncesionit duke theksuar se kjo hapësire fiskale do t’i dedikohet angazhimit tjetër të qeverisë për “Paktin me Universitetin”.

“Ky është komunikimi ynë i parë zyrtar për shkak të volumit të punës ne do të takohemi më shpesh. Dua t’ju bëj me dije që kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit Publik Privat për aksin Thumanë-Kashar. Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit e angazhimeve për Paktin e Universitetit, në fushën e infrastrukturës arsimore, qoftë asaj dixhitale dhe qoftë asaj fizike” tha Balluku.

Ndërsa 11 muaj pas këtij akti Shqipëria ndodhet në një situatë shumë më të rëndë se sa nevoja për financimin e Paktit për Universitetin.

Mijëra banesat në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Kurbinit  dhe deri në Kukës kanë dalë jashtë funksionit duke lënë mijëra banorë të pastrehe. Por nga ana tjetër Ministria e Financave në buxhetin 2020 përllogarit se vlera e kontrata me PPP më financim buxhetor ka arritur ne 219 miliardë lekë ose 1,7 miliardë euro. Nga këto koncesione ekspertët pohojnë se nuk përbejnë as prioritet dhe kanë shkallë të lartë kostosh. Për shembull shërbimi shëndetësor laboratorik ofrohet në Shqipëri me kosto normale nga privatet pa llogaritur shtetin. Ndërkohë qe qeveria sapo ka dhënë këtë vit me koncesion shërbimin laboratorik me kosto së paku tre herë më të larta se sa e ofroi vetë, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetit Publik e kundërshtoi këtë politikë.

Gjithashtu Rruga Milot-Balldren pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane dhe mund të financohet me fonde të huaja, mund të anulohet pohojnë ekspertet e ekonomisë. Kontrata e cila tashmë me PPP do të kushtojë më shumë se 270 milionë euro për 17 kilometër. Gjithashtu koncesionet për inceneratorët të cilët po marrin para përtej kuotave të punimeve nuk janë gjithashtu nuk e cenojnë mirëqenien bazike të shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular