BallinaKryesore“Mami më shpjegoi se në Shqipëri ka rënë tërmet”, gjesti prekës i...

“Mami më shpjegoi se në Shqipëri ka rënë tërmet”, gjesti prekës i të miturës italiane lë pa fjalë: Dua t’i dorëzojë vizatimin tim fëmijëve shqiptarë, bashkë me…

Tërmeti i rëndë, mëngjesin e 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur. Ishin të shumta shtetet europiane, që u stabilizuan në dhënien e ndihmave, krahas qytetarëve tanë, sensibilizimi i të cilëve tregoi se në kohë të vështira shqiptarët dinë të bëhen bashkë për të mposhtur të keqen.

termet1

 

 

 

 

 

 

Së fundmi me të prekurit nga tërmeti është sensibilizuar edhe një vajzë e mitur nga Italia, Emily, e cila ka vendosur të dhurojë kursimet e saj.

Pesë eurot për të prekurit nga tërmeti, Emily i ka shoqëruar edhe me një vizatim, për t’i treguar fëmijëve shqiptarë se ajo ëstë me ta në çdo moment, ndërsa i uron që një fatkeqësi të tillë të mos e dëgjojë më kurrë.

Ja çfarë shkruhet në letrën e Emily:

E dashur Mbrojtja Civile e Belluno. Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova lajme të këqija. Nëna ime, e cila po pinte kafe, më shpjegoi se në Shqipëri kishte rënë një tërmet shumë i fortë.

Mendova për të gjithë fëmijët që flinin në shtretërit e tyre të ngrohtë, pranë nënës dhe babit ose me vëllezërit e vegjël: ata do të kishin qenë aq të frikësuar. Më vjen shumë keq dhe shpresoj që të mos e dëgjoj më këtë në lajme. Ata fëmijë as nuk do të hanë mëngjes nga frika.

Unë nuk e di shqipen, por do të dëshiroja t’u tregoja atyre fëmijëve që dua të jem shoku më i mirë i tyre. Unë nuk e di se si ta bëj, por do të doja që ju, Mbrojtja Civile, të më ndihmoni të dorëzoj vizatimin tim për fëmijët e Shqipërisë.

Kështu, ata mund ta shohin që kam menduar për ta dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Shpresoj se ata mund të jenë përsëri të qetë dhe të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ashtu ju dërgoj pesë euro, që të mund të hani mëngjes nesër”.

vizatimletraletra1

itali

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular