BallinaBotaMarrëveshja detare me Turqinë, Greqia dëbon ambasadorin e Libisë

Marrëveshja detare me Turqinë, Greqia dëbon ambasadorin e Libisë

Qeveria greke shpall non grata ambasadorin Libian në Athinë, duke i lënë një afat treditor që të largohet nga vendi.

Shkak është bërë një marrëveshje e nënshkruar më 27 nëntor midis Libisë dhe Turqisë për hartimin e një kufiri detar midis dy vendeve afër Kretës.

“Këtë mëngjes, Ambasadori i Libisë në Athinë u thirr në Ministrinë e Jashtme, ku ai u informua lidhur me vendimin për dëbimin e tij. Atij iu dha një afat prej 72 orësh për të lënë vendin, “tha Ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Ministri i jashtëm vuri në dukje se vendimi i dëbimit ishte një shprehje e pakënaqësisë së qeverisë Greke ndaj qeverisë së Tripolit dhe theksoi se ajo u mor pasi “pala libiane nuk i plotësoi kushtet që i kishin caktuar”.

Z. Dendias shtoi se teksti i marrëveshjes mban firmën e Ministrit të Jashtëm të Libisë, i cili në shtator i dha garanci palës greke për të kundërtën.

“Dëbimi nuk është një ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike”, theksoi Ministri i Jashtëm.

Diplomatit libian Younis AB Menfi i ishte kërkuar nga qeveria greke që të paraqesë deri të premten e sotme, 6 dhjetor, përmbajtjen e kësaj marrëveshje.

Por duke qenë se Ambasada Libiane nuk e bëri këtë, qeveria greke e mori projekt-marrëveshjen nga një burim i tretë.

Ndërkohë u njoftua që të enjten e ardhshme, 12 dhjetor, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Libianë, Angela Saleh Issa Gëaider, do të jetë në Athinë me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Takimi në Dhomën e Përfaqësuesve do të mbahet pas votimit të Parlamentit Libian për një memorandum mirëkuptimi midis qeverisë turke dhe qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi me qendër në Tripoli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular