BallinaAktualitetShkarkohet drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ja çfarë bëri një...

Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ja çfarë bëri një ditë pas tërmetit

Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, Teuta Dobi, është shkarkuar sot nga puna.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Abc News.

Burime nga shkolla thanë se znj. Dobi, një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, lejoi nxënësit të hynin në shkollë për të zhvilluar një provim në lëndën e gjermanishtes.

Në kohën kur toka ende dridhej nga pasgoditjet e termetit 6.4 ballësh, drejtoresha mori guximin të çelë dyert e shkollës, duke rrezikuar jeten e nxënësve.

“Sami Frashëri” është një ndër shkollat që ka pësuar dëme të shumta dhe për pasojë është klasifikuar nga inxhinierët “jashtë funksionit”.

Në këtë shkollë ka rënë tavani, edhe pse shkolla ishte rikonstruktuar në vitin 2018.

Kujtojmë që po kjo drejtoreshë një vit më parë u regjistrua në një klasë në shkollën Sami Frashëri duke u bërë presion nxënësve që të mos bashkoheshin me protestën e studentëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular