BallinaSportLacio fantastike në “Olimpico”, shkatërron Juventusin me rezultatin 3 me 1

Lacio fantastike në “Olimpico”, shkatërron Juventusin me rezultatin 3 me 1

Lacio ka arritur sot në rrëmbejë një fitore kundër kampionëve të Juventus. Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshjen duke arritur që të shënonte e para, por kryeqytetasit përmbysën gjithçka dhe në fund dolën me 3 pikë.

Cristiano Ronaldo arriti që të shënonte në minutën e 250të duke mposhtur portierin shqiptar, Thoma Strakosha dhe u duk se Juve ishte superiore. Por Lacio nuk u dorëzua dhe pjesën e parë arriti që ta mbyllte në barazim.

Në minutën shtesë të pjesës të parë, Luis Alberto dha një harkim fantastik në zonë, dhe me kokë Luiz Felipe çoi ekipet në dhomat e zhveshjeve në barazim 1-1.

Pjesa e dytë foli për kryeqytetasit, pasi Kuadrado shkaktoi faull në minutën e 69-të, dhe arbitri pas konsultimit me VAR-in nxori kartonin e kuq.

Pas këtij episodi, Milinkoviç-Saviç, arriti që të dyfishonte shifrat dhe pas shumë rasteve të tjera, në minutën e fundit të lojës Kaisedo shënoi dh golin e trete.

Me këtë fitore Lacio mban vendin e tretë dhe shkon në 33 pikë, duke iu afruar bardhezinjve me vetëm 3 pikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular