BallinaKryesorePresidenca reagon ndaj Vuçiç: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

Presidenca reagon ndaj Vuçiç: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

Ndërkohë që Shqipëria po merrej me plagët e saj pas tërmetit, në Serbi ishte trazuar një plagë e rëndë shqiptare.

Presidenti Aleksandar Vuçiç mbrojti tezën se masakra e Reçakut është një trillim, duke shkaktuar mjaft zemërim në Kosovë.

Për këtë çështje reagoi edhe presidenca shqiptare.

“GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!

Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!

Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.

Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!

Mirënjohje përjetë ambasadorit Ëalker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!

LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!” tha zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular