BallinaKryesorePremtoi ndërtimin e 500 shtëpive pas tërmetit, Rama takon Erdogan në Stamboll

Premtoi ndërtimin e 500 shtëpive pas tërmetit, Rama takon Erdogan në Stamboll

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku ka takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, i cili ka publikuar në “Facebook” një video, që tregon momentin e takimit me Erdogan.

Ky takim vjen pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që gjunjëzoi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Menjëherë pas tërmetit tragjik, Presidenti i Turqisë, Erdogan, ishte ndër të parët që u solidarizua me popullin shqiptar, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 500 shtëpive të reja për të prekurit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular