BallinaOP EDRa e shkoi tërmeti, "Rilindja" është qameti

Ra e shkoi tërmeti, “Rilindja” është qameti

Nga Fatmir Guda
Tërmeti i 26 Nëntorit pos të tjerash ka plasaritur edhe themelet e drobitura të “rilindjes”. Aq keq madje, saqë karabinaja e saj duket sikur po qëndron me muret varur vetëm tek gozhda e gallatës bajate të njeriut kryeministër.
Sigurisht pati jo pak zëra se ky tërmet erdhi si një mundësi e artë ne momentin me kritik për Edi Ramën për të mbuluar me pluhur harrese skandalet ku kish degjeneruar qeverisja e tij.
Çështja është se të dyja këto opinione nuk mund të rrijnë bashkë me njëra-tjetrën.
Padiskutim që as kësaj here kryeministri në sjelljen e tij nuk la aspak vënd për të habitur, pasi mori në dorë të njëjtën armë “batutën” me të cilën ju turr sërisht opinionit publik me show e propagandë. Por ndryshe nga çdo rast në këtë zhurmnajë atij i mungonte armiku që do duhej të anatemonte. Opozita, që larg çdo pritshmërie të Edi Ramës gjatë gjithë kësaj fatkeqsie natyrore edhe pse në kulmin e aksionit të vet politik, jo pa kosto ka vendosur të ngrejë flamurin e “paqes” dhe ka organizuar gjithë strukturat e veta në terren në ndihmë të famijeve të prekura prej tërmetit. Madje kryetari i saj Lulzim Basha  për ta bërë të dukshme pushimin e përkohshëm të përballjes me atë që e konsideron narkoshtet, ka nxjerrë një udhëzim ku u kërkohet eksponentëve politikë të mos e përdorin politikisht fatkeqsinë, por të angazhohen me ç’ka disponojnë për tu ardhur në mbështetje qytetarëve që kanë humbur familjarët dhe shtëpitë e tyre. Pra me qasjen ndaj qytetarit, PD dhe mbarë opozita i dhanë qeverisë gjithë hapësirën dhe kohën e mjaftueshtme për të bërë të mundur hartimin e një strategjie, së cilës edhe i erdhën në ndihmë me një paketë konkrete propozimesh.
Por duket se kryeministri, të cilit tërmeti po e po ja prishi terezinë financiare, por edhe opozita nuk i dha shansin e sjelljes tradicionalisht në mënyrë konfliktuale, ka gjetur kësaj here si objekt sulmesh median si të tërën, si një objekt abstrak pa emra e fakte konkrete duke e kategorizuar atë si qenef digital me sjellje kriminale. Kjo e fundit në fakt edhe nqs ka një faj të madh e të vetëm është pikërisht nënshtrimi dhe shitja ndaj favoreve të qeverisë. Koha po shkon dhe pas 10 ditësh nga rënia e termetit, përveç shumëfytyrësisë së Edi Ramës nëpër TV-ra 24 orë në 24, i cili qesh, përqesh, ngërdhesh, aktron, premton, tall, injoron, përçmon cilindo që i del përpara, përfshi dhe ata që ka në krah, nuk po duket asnjë plan i mirëfilltë kombëtar për sistemimin dhe rehabilitimin e qytetarëve që fatkeqsia u mori njerzit më të shtrenjtë dhe i la në qiell të hapur në  këtë fillim dimri.
I gjendur aq bosh në rrugëdalje sa prej paaftësisë së menaxhimit, po aq dhe prej faturës së lartë financiare që do duhet paguar për të rikthyer normalitetin pas termetit, në pritje më shumë të atij momentit kur tradita ofron kthimin e një kupe vere që do të shënonte  hedhjen pas krahëve të kësaj situate, Edi Rama veç medias kërkon me pahir të përfshijë në polemika publike opozitën, të cilën me taktikat puniste të ftesave publike gjasme bashkpunuese, pasi e ka grabitur deri në votën e bashkisë së fundit, minimalisht kërkon tani në emër të të ashtuquajturit solidaritet fals ta bëjë bashkpërgjegjëse në kaosin post tërmet, sigurisht me qëllimin prapamendues final, groposjen përfundimtare të saj në një të ardhme të afërt, mundësisht edhe poshtë rënojave të këtij tërmeti. Kjo e fundit në kushtet kur ka përballë një kryeministër hilanjoz, që makabërisht shfrytëzon edhe fatkeqsinë për të bërë politikë apo prish pa u menduar dy herë kur do dhe siç do çdo marrveshje bashkëjetese, sikundër edhe ka bërë, padyshim që nuk duhet të ndihet më e frustruar apo e kompleksuar prej detyrimit qytetar që mbart për të shpalosur përgjegjësitë e veta dhe aq me tepër pastaj të bjerë në kurthin e tij të rradhës. Rrethanat po vijnë të tilla që PD dhe aleatët ndikuar prej gjëndjes së rënduar ekonomiko-sociale dhe si rrjedhojë e një trendi akoma më në rritje të emigracionit, që në këto ditë përkujtimi të Dhjetorit ’90 lipset të dalin një orë e më parë në rolin e tyre natyral, në denoncimin e papërgjegjshmërisë, paaftësisë dhe grykësisë së kësaj qeverie, e cila po prish edhe solidaritetin e shfaqur në këto ditë të vështira mes shqiptarësh, të cilën marrëzisht po e zëvendëson me metodën e gjobitjes që po u bëhet papërjashtim punonjësve të administratës, të cilët gjithashtu në pamundësitë e tyre ekonomike prej pagave të paritura në këto 6 vitet e fundit po detyrohen me urdhra autoritariste të derdhin kontribut financiar për llogari të të prekurve prej tërmetit të 26 Nëntorit, ndërkohë që nuk prekin nga ana tjetër asnjë cent nga shumat qindra milionshe euro destinuar të PPP-ve me oligarkët, të përfolura dhe denoncuara korruptive me fakte në shumicën e tyre. Madje, madje arroganca e Edi Ramës, i cili deri me tani ka dështuar për ta trajtuar me përgjegjshmëri edhe këtë ngjarje tragjike dhe që ka shfaqur të njëjtën qasje autoritariste e fyese ndaj çdo propozimi konstruktiv që i është servirur nga kreu i PD Lulzim Basha dhe faktorë të tjerë jo politikë për të tejkaluar traumën post tërmet është një motiv goxha domethënës që duhet ta alertojë opoziten për tu rikonfiguruar në aksionin e saj të para tërmetit me kërkesën për largimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale në një ditë.
Në mos po, të mos duket aspak çudi që një tërmet akoma më i madh se ai që ZOTI u rezervoi shqiptarëve më 26 Nëntor, do të ndodhë në jetët e tyre, sikundër pritet të jetë vijimi me largimet masive nga Shqipëria për shkak të bjerrjes përfundimtare të shtetit të së drejtës dhe shkuarjes së tij në rrugën drejt instalimit edhe dejure të monizmit, sistemi i të cilit vetëm sa ka hedhur defakto piketat më 30 Qërshor.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular