BallinaEkonomiDita Kundër Korrupsionit/Shqipëria në pikiatë, e kalojnë edhe Sierra Leone dhe Tanzania

Dita Kundër Korrupsionit/Shqipëria në pikiatë, e kalojnë edhe Sierra Leone dhe Tanzania

9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ditë që sot e gjen Shqipërinë një vend me rekorde negative për shkak të nivelit të korrupsionit.

Sipas një rankimi të Absence of Corruption Factor, Shqipëria renditet e 103-ta nga 126 shtete të rankuara, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se edhe vende si Sierra Leone, Kamboxhia, Tanzania apo Kolumbia renditen më lartë se Shqipëria.

Sa i përket vendeve me nivelin më të ulët të korrupsionit, dominon Skandinavia me Danimarkën në vend të parë, Norvegjinë të dytën, Suedia e katërta dhe Finlanda e pesta

Sa i përket rajonit, Rumania, Kroacia dhe Greqia janë shtetet me renditjen më të lartë.

Edhe në 9 kushtet e Bundestagut gjerman, dokumenti i hartuar për hapjen e negociatave, korrupsioni dhe lufta kundër tij zënë një vend të rëndësishëm.

Teksa Shqipëria vazhdon pikiatën e saj sa i përket korrupsionit dhe kryesisht atij në nivelet më të larta të qeverisjes, të gjithë sytë janë drejt SPAK, struktura që duhej të ngrihej më 2018 e që shpresohet të ngrihet më 2020, e cila do të ketë rol thelbësor në dhënien e përgjigjeve konkrete ndaj këtyre katër simbolikave zhgënjyese.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular